KreuStil Jetese

Gjumë totalisht të zhveshur?! Ja disa arsye pse duhet të merrni në konsideratë të kundërtën!

Disa njerëz janë thjesht të apasionuar pas gjumit. Madje, kur i pyesin se cila është dashuria e tyre më e madhe, përgjigja e menjëhershme është: ‘shtrati’. Zhyten me orë të tëra për të shijuar ciklin e gjumit, ndërsa nuk dëshirojnë të dëgjojnë asgjë përreth.

Për sa i përket zakoneve të të fjeturit, kjo ndryshon nga një njeri tek tjetri. Disa kanë shumë ftohtë dhe nuk i mjafton një mbulesë për gjatë natës. Të tjerë janë krejt e kundërta, zbulohen shumë, pasi kanë vapë dhe në mes të dimrit. Ka dhe nga ata që flejnë krejtësisht…nudo! Mund t’ju duket ide e bukur, por a keni menduar mirë?

Në mendimin e parë, tingëllon shumë seksi, e jo pa faj. Shto këtu nëse ju shoqëron dhe partneri në shtrat. Megjithatë, edhe kjo ka diavantazhet e veta. Duke filluar që nga higjiena, e deri tek vështirësia për t’u ngritur urgjentisht për nevoja personale, më poshtë do të gjeni të listuara disa arsye pse nuk duhet të fleni krejtësisht nudo.