Kanceri është një sëmundje malinje, që prek të gjitha moshat, dhe për fat të keq nuk kursen as fëmijët. Leuçemia është një formë kanceri, që kryesisht prek moshat mbi 55 vjeç, por është forma më e shpeshtë e kancerit në moshat pediatrike.
Leuçemia është tumor (kancer) i rruazave të gjakut. Elementët e gjakut, rruazat e bardha (leukocitet), rruazat e kuqe (eritrocitet) dhe pllakëzat e gjakut (trombocitet), prodhohen në palcën e kockave. Ato prodhohen duke kaluar nga qeliza të papjekura në ato të diferencuara mirë, duke formuar qeliza të ndryshme me funksione të veçanta.
Në leuçemi, qelizat e papjekura të gjakut zhvillojnë kancer. Këto qeliza nuk mund të zhvillojnë funksionin e qelizave të gjakut, pasi kanë aftësi të madhe për t’u riprodhuar në mënyrë patologjike duke zënë palcën kockore dhe duke penguar prodhimin e mëtejshëm të leukociteve, eritrociteve dhe trombociteve.
Leuçemia mund të jetë akute apo kronike, në varësi të stadeve të zhvillimit të saj. Forma akute është një formë që zhvillohet shpejt dhe përkeqësohet gjithashtu shpejt. Forma kronike është formë e cila zhvillohet dhe përkeqësohet më ngadalë. Trajtimi dhe ecuria e leuçemisë është në varësi të tipit të qelizës që është zhvilluar si dhe në varësi të formës akute apo kronike. Tipet e ndryshme të leuçemive janë në varësi të qelizës së gjakut ku është zhvilluar. Për shembull, leuçemia limfoblastike është kancer i limfoblasteve (rruazave të bardha-linfoblasteve, të cilat luftojnë infeksionet).
Cilat janë shenjat dhe simptomat e leuçemisë?
Simptomat e leuçemisë variojnë në varësi të tipit të tumorit, por disa shenja të përgjithshme përfshijnë:
Cilët janë faktorët që favorizojnë zhvillimin e leuçemisë?
Faktorët që rrisin rrezikun për të zhvilluar disa tipe të leuçemive janë:










Kush janë çifet që ndahen më shpejt






Karnavalet e Venecias jetojini me Albawings!



