Ndoshta nuk është kushti më ideal i mundshëm, por e vërteta mbetet se nuk janë të paktë ata që zgjedhin produktin fallco në dallim nga origjinalja. Arsyeja? Natyrisht çmimi, pasi një kopjim vjen gjithnjë me kosto shumë herë më të ulëta.
Nga ana tjetër, ka dhe punime shumë pranë origjinalit, që shpesh bëjnë klientin të bie pre e mashtrimit. Shpenzimet janë pothuajse të njejta, ndërsa cilësia krejt e ndryshme. Dhe, nëse një Chanel do të zgjaste për rreth dhjetë vite, versioni tjetër do të konsumohej për pak muaj.
Më të lehtat për të kopjuar janë çantat, e abuzimet më të mëdha lidhen shumë me këtë aksesor. Por, si të dallojmë origjinalin nga kopja? Fillimisht, duhet të keni parasysh këto pika në veçanti…
Pesha ka rëndësi më shumë nga se e mendoni. Një material origjinal lëkure, i pajisur (sidomos) me togëza apo zbukurime ari apo argjendi, rëndon më tepër se sa një kopje. Këto të fundit, janë çanta shumë të lehta, që nuk korrespondojnë pothuajse aspak me atë çka duket në pamje të jashtme.
Besojeni ose jo, togëza e hapjes dhe mbylljes së çantës është një tregues shumë i mirë në këtë drejtim. Nëse keni vështirësi në mbyllje, atëherë dijeni se keni rënë pre e mashtrimit. Një prodhim fabrike i mirëfilltë nuk neglizhon kurrë në një detaj kaq të rëndësishëm.
Ndonëse edhe origjinalët jo gjithmonë përpunohen me 100% lëkurë, aroma e këtij materiali ndihet menjëherë, sado pak sasi të ketë në përbërje. E kundërta do t’ju dhurojë vetëm aromën e plastikes, çka e bën menjëherë të identifikueshëm si mall fallco.
Këto janë disa nga elementët më të rëndësishëm që do të bëjnë diferencën. Kështu, nëse dëshironi të investoni mjaftueshëm për një çantë, kërkoni vetëm origjinalen.




Dolce&Gabbana prezanton “Fashion sinner”

“Shpëton”Shakira, zgjidh një problem të madh!


Trendet e “çmendura” të vetullave





Modelet e flokëve më në trend për momentin



Kujdes këta dy muaj, çiftet rrezikojnë divorcin


Mrekullia e ujit me limon në mëngjes


Kopshte vertikalë brenda mureve të shtëpisë
