KreuFashion

Shallet që ju duhen për ta bërë fundin e dimrit më pak të mërzitshëm

Moti nuk po na bën aspak optimistë këtë kohë. Teksa shohim fundin e marsit dhe fillimin e prillit, situata bëhet edhe më dëshpëruese sepse ende temperaturat janë të ulta dhe shiu e dëbora kanë vendosur mos të na lenë të qetë.

Por vetëm sepse moti ta shpif këto kohë, nuk do të thotë që edhe veshja jonë duhet ta ndjeki atë. Prandaj shikoni përpara dhe hidheni shallin tuaj të mërzitshëm gri, për t’i lënë vendin diçkaje më freskët dhe zbavitëse.

E dimë, e dimë që ngjyra gri është e bukur dhe shkon me gjithçka. Është gjithnjë mirë të kesh një shall me ngjyrë neutrale në garderobë, por mendoni të mbani diçka më të gjallë tani që po afrohet pranvera. Prandaj ja ku i keni modelet që ju duhen.

  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF