KreuFashion

Ndryshimi i madh i Versace, një lajm i mirë për planetin!

Versace ishte prej kohësh tashmë, ndër të paktat marka luksoze të cilat vazhdonin të përdornin lëkurën e kafshëve për të prodhuar veshjet e tyre. Një veprim i cili është kundërshtuar fuqishëm nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dh ndryshimi i madh më në fund erdhi.

Nuk ka më peliçe të prodhuara nga lëkura e kafshëve. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ikona e modës, Donatella Versace në një intervistë për “The Economist”. “Gëzof? Jam totalisht kundër kësaj! Nuk dua të vras kafshë për hir të modës, nuk është aspak e drejtë”, ka thënë ajo.

Versace ndjek kështu hapat e Guçi dhe Michael Kors, të cilët kanë premtuar gjithashtu se do të ndalojnë së përdoruri gëzofine  kafshëve. E veç këtyre, në dekadat e fundit, shumë marka të tjera, përfshirë Tommy Hilfiger, Grupi Net-A-Porter, Calvin Klein, Donna Karan dhe Stella Mçartney, gjithashtu kanë premtuar të ndalojnë përdorimin e gëzofit. Një ndryshim ky mjaft pozitiv në mbrojtjen e e mjedisit e gjallesave të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF