Puçrrat në fytyrë janë një problem shumë shqetësues për të gjithë ne dhe kryesisht për adoleshentet. Shkaqet e daljes së tyre janë nga më të ndryshmet si: bakteret, vaj i tepërt, make up, higjiena dhe hormonet, të cilët shkaktojnë mbylljen e poreve të lëkurës dhe si rrjedhojë daljen e puçrrave sipër lëkurës.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës balancon nivelin e pehashit (pH) të lëkurës dhe frenon vetit antibakteriale dhe antiseptike për puçrrat e fytyrës të shkaktuara nga faktorët e sipër cituar. Ai gjithashtu përmban acid laktik, acid malik, të cilët ndikojnë në pastrimin dhe zbutjen e lëkurës.
Përgatitja: Përzieni një lugë çaji uthull molle me tre lugë uji. Pastroni fytyrën nga make up dhe thajeni fytyrën me një peshqirë të pastër. Merrni një pambuk dhe njomeni në masën e përgatitur, lyeni fytyrën duke shmangur zonën e syve. Lëreni për 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët. Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë.



















