Botës sapo iu shtua një tjetër princeshë. Princesha Madeleine e Suedisë dhe bashkëshorti i saj Chris O ‘Neill janë bërë prindër të një vajze të vogël. Emri i princesësh më të re pritet të bëhet publik javës së ardshme.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Princeshës Leonore dhe Princit Nicolas, konkretisht 4 dhe 2 vjeç. Ata janë martuar 5 vjet më parë, në qershor të 2013.
“Jemi shumë të lumtur pasi familja jonë është shtuar në numër. Leonore dhe Nicolas më në fund do të takojnë motrën e tyre të vogël”, shkruhej në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Familja Mbretërore.
Princesha është një figurë e rëndësishme në Suedi së bashku me bashkëshortin e saj financier, i cili ka qenë i njohur për të kritikat ndaj presidentit të SHBA Donald Trump. O’Neill është britaniko-amerikan, por çifti mbretëror nuk ka asnjë lidhje me familjen mbretërore britanike.



















