KreuFashion

Po përgatiteni për trupin e plazhit? Ky është sekreti i këmbëve të gjata e të holla me bikini!

Vajzat e kuptojnë më së miri këtë artikull…Duket sikur investimi i një viti shkon për më pak se tre muaj vapë! Nxitojmë të humbim kilogramët e tepërt, të tonifikohemi dhe të vijmë sa më në formë që është e mundur, vetëm që të dukemi sa më mirë me kostumet e plazhit.

Shumë shpejt do të dëgjoni dhe për modelet më ‘in’ për këtë vit, por le të themi se ky nuk është i vetmi problem. Dëshirojmë një paraqitje për t’u patur zili dhe gjithmonë përpiqemi për më të mirën. Fokusohemi tek pjesa e poshtme e trupit, ndërsa kërkojmë këmbë të gjata e të holla në dukje. Cili është në fakt, sekreti i një truku të tillë?

Viti që lamë pas bëri që të shihnim një të përbashkët tek yjet: zgjedhja e bikinit me rripa të ngritur sa më lart. Edhe pse një paraqitje e guximshme, të famshmet provuan këtë model, në mënyrë që të jepnin efektin e këmbëve të gjata e të holla. Ngritja e rripave mbi nivelin e fillimit të gjatësisë së këmbës sjell pamjen që gjithmonë keni ëndërruar.

Zbulimi pak më shumë seç duhet i pjesëve anësore të zonës intime do t’ju bëjë njëkohësisht të dukeni më seksi se kurrë, kështu që ky vit bën mirë t’ju gjejë të përgatitura mbi tendencën e fundit. Ne ju paralajmëruam!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF