KreuFashion

Këtë mbrëmje shfrytëzojeni për të bërë këtë maskë të domosdoshme për lëkurën tuaj

Tani është koha që t’i dedikojmë pak kohë fytyrës sonë.

Është moment i duhur për të bërë një maskë për fytyrën, për një lëkurë të butë, të freskët dhe më me shkëlqim. Nuk është e nevojshme për të shkuar në qendra estetike dhe për të shpenzuar para, por mjaftojnë dy përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi: mjalt dhe kos.

Si ta përgatisni?

Në një tas hidhni 2 lugë kos dhe një lugë mjaft, përzijini mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe masën e krijuar vendoseni në formën e një masazhi në fytyrë dhe lërei për 15-20 minuta. Më pas shpëlani fytyrën si normalisht.

Këtë maskë aplikojeni 1 herë në javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF