Sa herë që zhvillohet java e modës në një nga qytetet më në zë europiane ode New York, jemi sy e veshë për të parë të rejat më të fundit. Ndonëse vëmendja më e madhe përqendrohet tek veshjet, aksesorët janë ato që bëjnë ndryshimin në vetvete. Të njejtën gjë mund të themi edhe për grimin, që na orienton se çfrë do të përdoret më së shumti sezonin e ardhshëm e se çfarë detajesh do të lëmë pas në tjetrin.
Këtë herë, është vënë re një tendencë e mrekullueshme dhe kujdes i paimagjinueshëm i aksesorëve të flokëve. Nëse mendoni se ky është viti i ‘sa më pak, aq më mirë’, atëherë gaboheni. Mund ta themi për produktet e kozmetikës, por jo për aksesorët! Edhe nëse nuk preferoni stile të rënduara, atëherë zgjidhja juaj janë karficat në formë fluture, të vendosura në të dyja anët e e kokës. Për të mos folur për rripin e trashë të lëkurës, që favorizon një kapje të thjeshtë, duke i dhuruar kështu frymën e një fashionisteje të vërtet.
Nuk duhet lënë pa përmendur këtu edhe rikthimi i kapseve të mëdha plastike me dhëmbëza, të cilat i kemi parë rëndomtë kryesisht në vitet 2000. Tashmë, mjafton vetëm pak imagjinatë dhe një kombinim si duhet, që t’i jepni një tjetër kuptim edhe këtij aksesori. Më poshtë do të gjeni disa nga risitë që u panë në javën e modës, për sa i përket flokëve. Dhe, siç mund ta imagjinoni, do të gëzoheni pa masë kur të kuptoni se sa alternativa keni tashmë për stilimin gjatë verës apo periudhës së pranverës. Nuk do të zhgënjeheni!



















