KreuFashion

Bëni kujdes, vajza/Këto 8 produkte bukurie nuk duhet t’i ndani KURRË me të tjerët!

Në ditët e sotme, shumica e vajzave kujdesen së tepërmi për bukurinë. Ndonëse secila në mënyrën e saj, femrat kanë mësuar se si të kujdesen për pamjen e jashtme. Gjithnjë e më të kuruara, artikujt mbi paraqitjen janë ato që na vijnë në ndihmë më së shumti.

Mund t’ju ketë rastisur që mikja e ngushtë apo një e afërmja juaj të ketë marrë hua ndonjë nga produktet tuaja të bukurisë. Dhe, kuptohet, ju nuk keni refuzuar. Epo, merreni në konsideratë të kundërtën, pasi higjena është primare në këtë drejtim!

Nuk mund të mendoni që kremi i përditshmërisë apo buzëkuqi personal të kalojë sa tek një person, tek tjetri. Lëkura juaj është mësuar me përdorimin e një produkti në veçanti, që e përdorni vetëm JU. Nga ana tjetër, nuk mund të jeni kurrë të sigurt se me sa kujdes dhe pastërti aplikohet produkti, sa herë që nuk është në dorën tuaj.

Cilat nga produktet e bukurisë nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët?

1. Locion apo krem në kuti
2. Rimelin
3. Pudrën e presuar
4. Buzëkuqi
5. Tonin e syve
6. Furçat e grimit
7. Sfungjeri i dushit
8. Furçën e dhëmbëve

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF