Mania optike! Format e ndryshe gjeometrike, sugjerime të viteve ’60 janë rikthyer dhe duket se do të jenë nj trend i padiskutueshëm për pranverën e verën e ardhshme. Forma të pastra gjeometrike me efekte 3D, kontraste të habitshme, më së shumti në kombinimin bardh e zi, janë të gatshme për të na pushtuar në veshjet më elegante.
Simbol i një prej dekadave më krijuese të modës së të gjitha kohërave do të na sjellë ndërthurje vizionare të formave që përsëriten në kohë. E thamë dhe e përsërisim, fantazitë optike janë rikthyer, por me një version më teknik, me propozime më të guximshme.
Si ta veshim një stil të tillë? Duke luajtur me artin e vështirë të përzierjes dhe kombinimit. Keni menduar ndonjëherë të vishni një fund të gjatë me kuadrate bardh a zi, të kombinuar me aksesorë me ngjyra apo me një bluzë me stampa kartonësh? Provojeni dhe e sigurt që e gjithë vëmendja do të jetë nga ju.



















