Kur flasim për grimin, nuk kemi si të mbetemi indiferentë. Tashmë na ofrohet një larmishmëri zgjedhjesh, ndërsa mbetet në dorën tonë për të adaptuar një stil ose një tjetër. Megjithatë, tendencat mbeten ato më vendimtaret, duke na orientuar drejt një rryme të caktuar.
Vitet e fundit kemi parë konture të theksuara, vetulla të lyera për të nxjerrë në pah formën e tyre, si dhe nuk ka munguar grimi i rënduar tek zona e syve apo buzëve. Ky vit vjen disi më ndryshe, duke parapëlqyer më shumë minimalizmin, si dhe duke kthyer kokën pak nga klasikja. Vitet 2000, këtë herë do të preken vetëm nga rikthimi i shkëlqyesit si zëvendësues i buzëkuqit, ndërsa fytyra e trajtuar vetëm me kremëra, dhe jo pudër apo ton, do të jetë lehtësimi juaj për 2018-tën.
Buzëkuqi i kuq, grimi i përqendruar vetëm tek sytë e shumëçka tjetër, do të keni mundësinë të provoni në muajt në vijim. Zgjedhja mbetet vetëm e juaja!
Vetëm mollëzat e theksuara
Buzëkuqi i kuq
Tre ngjyra të përqendruara tek sytë
Theksim i plotë i syve me vetëm një nuancë
Vetulla të theksuara jo me laps, por me rregullim me furçë
Jo penel i plotë, por bishta të kthyer në cepat e syve
Shkëlqyes në vend të buzëkuqit



















