Beyonce gjithmonë arrin të na befasojë me stilin e saj në të veshur duke na sjellë shumë më herët tendecat e modës.
Cdo gjë që ajo vesh është perfekte dhe nuk mund të gjejmë qoftë edhe një gabim. As këtë javë nuk kishte si të bënte përjashtim. Diva e muzikës pop tërhoqi një vëmendje shumë të madhe me flokët e saj të gjatë…kur themi të gjatë e kemi fjalën më të gjatë se fustani i saj, aq sa i kishte të vështirë për t’i menaxhuar.
Edhe Kim Kardashian është shfaqur më herët me të pothuajse model të ngjashëm të flokëve. Vajza, kjo do të thotë se koha e flokëve të shkurtër mbi supe, është drejt fundit?
Hmm, deri sa të na rriten neve flokët aq, të sigurt që kjo tendencë do ketë ikur…kështu që thjesht shijojini duke i parë tek të tjerat.



















