Ajo është një ndër këngëtaret më të mira të momentin, por duket se jeta e saj personale nuk ka shkuar dhe aq mirë kohët e fundit. Selena Gomez u nda nga i dashuri i saj pas 10 muajsh, The Weeknd, për t’u ribashuar sërish me Justin Bieber.
Ndërkohë familja e saj, ka qenë kundër këtij ribashkimi duke sjellë edhe zënka mes saj dhe mamit. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar 25-vjeçaren të duket e mrekullueshme. Teksa po shijonte një pasdite në shoqërinë e mikeshave të saj, Selena është shfaqur shumë trendy me një palë kominoshe xhins.
Të gjithë i kemi pasur një palë të tilla apo jo kohë më parë. Duket se ka ardhur momenti për t’i nxjerrë sërish nga garderoba.



















