KreuFashion

Ekspertët rrëfehen, këto janë 6 sekretet e flokëve të VIP-ave në tapetin e kuq!

I shohim të shkëlqejnë kokë e këmbë, e dallohet qartazi se pas pamjes së tyre fshihet një staf i tërë profesionistësh. Nga veshjet, e deri tek detajet në stilin e paraqitur, yjet janë të pakrahasueshëm gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Sekretet e tyre vështirë të zbulohen, por këtë herë ekspertët nuk i kanë kursyer detajet.

Flokët janë ato që i shtojnë bukurinë artisteve, e jo më kot. Shohim stile nga më të ndryshmet, e po aq të ndryshme janë dhe komentet pas përfundimit të një ceremonie apo një tjetre. Estetistët kanë shpjeguar se metodat e ndjekura variojnë nga paraqitja e zgjedhur në tërëse, ndërsa shumëçka është krejt ndryshe nga ç’e kemi imagjinuar. Ja se çfarë zbulojnë ata!

1. Pothuajse çdo e famshme fsheh flokë shtesë në modelet e zgjedhura.
2. Nuk përdoren gjithmonë aksesorë unik për flokët – karficat dhe llaku mjaftojnë për të mbaruar punë!
3. Jo çdo stil kërkon orë të tëra për t’u realizuar. Ndonjëherë, mjafton të thahen për një minutë…
4. Shumë prej yjeve parakalojnë me flokë të palarë, për të lehtësuar krijimin e modeleve, sidomos të atyre ‘gjysmë të lagura’.
5. Një krehje e thjeshtë është gjithçka duhet për flokë të një modeli të caktuar.
6. Llaku është i pandashëm në çdo rast!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF