KreuFashion

Ngjyra e duhur për ‘princeshat’, këtë muaj thonjtë bëjini si Meghan Markle

Stili i lakmueshëm i Meghan Markle është bërë edhe më i pagabueshëm pas fejesës me princ Harry-in. Meghan numëronte mijëra fansat si aktore, por padyshim tashmë ky numër është dhjetëfishuar.

Ndryshe nga Kate, Meghan ka preferuar një stil pak më të thjeshtë, me flokët e kapura topuz (të paktën në daljet e fundit zyrtare), me pallto më gjatësi poshtë gjurit, me çanta të mëdha dhe jo kuletë.Pas fejesës me Harry-in, 36-vjeçarja është shndërruar në një ikone mode në Britaninë e Madhe dhe shumë vajza përpiqen që të duken si ajo. Nëse edhe juve ju pëlqen stili i Meghan, atëherë ne po sjellim një detaj tek Meghan, që e bën të duket si një princeshë e vërtetë: ngjyra e thonjve.
Nuk janë absolutisht ngjyra që bien në sy. Meghan preferon një të bardhë të akullt, thjesht manikyr, e jo xhel dhe shumë të shkurta. Nëse keni lënë takim me estetisten që të bëni thonjtë, pasi edhe pak po vjen shkurti, atëherë ne ju këshillojmë që të bëni këtë ngjyrë…shpresojmë që dora juaj të zbukurohet edhe më shumë me një unazë nga partneri më 14 shkurt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF