KreuFashion

Kambalet Louis Vuitton janë gjithçka që duhet për një dimër plot stil!

Java që shkoi shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në fushën e modës, me prezantimin e koleksionit të ri të meshkujve nga Louis Vuitton. Ishte në fakt ky, prezantimi i fundit për Kim Jones, drejtorin artistik të kësaj firme, prej disa vitesh tashmë. Askujt nuk i shpëtoi lajmi i bujshëm që Kate Moss dhe Naomi Campbell përmbyllën këtë spektakël, jo vetëm si super modele ikona, por edhe si dy nga mikeshat më të mira të Jones.

Por, koleksioni i meshkujve nuk do të thotë që do të na largojë mendjen nga ajo çka ofron Louis Vuitton ndryshe për këtë vit. Kambalet me dizenjon e firmës janë ato çka nevojiten për një dimër plot stil. Ashtu si në formë, ngjyrat i përafrohen më së shumti kësaj stine, duke i dhuruar pamjes së jashtme një prekje luksi, por edhe sportiviteti. Eh, po flasim për të famshmen LV!

Më poshtë do të gjeni disa nga modelet më të bukura të kambaleve. Cilin prej modeleve preferoni më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF