Ndonëse kohët ndryshojnë dhe moda i përshtatet tendencave aktuale, disa llojë veshjesh mbeten pika të forta sa i përket feminilitetit dhe sensualitetit. Dhe garderoba e një femre ndikohet shumë nga pyetja: çfarë mendojnë meshkujt për veshjet e grave? Epo mësojeni se gjëra e parë janë takat, kjo për shkak se zgjasin këmbët dhe theksojnë format. I “ndrisin” sytë edhe nëse ju shohnin me një bluzë transparente, apo me ndonjë fustan që ju ekspozon shpinën. Gjithsesi ja ku e keni listën e gjërave që duhet të keni nëse doni t’i bini në sy dikujt:
Bluzat transparente
Transparenca, që në lashtësi jo vetëm në kohët moderne, ka intriguar gjithmonë meshkujt. Kjo pasi ka një përzierje guximi, magjepsje dhe joshje të cilën ata duan ta shohin tek gratë. Rreziku i vetëm i kësaj veshje është rënja në vulgaritet, prandaj kini kujdes! Mbajeni me mençuri kufiren e tejdukshmërisë dhe thjeshtë luani lojën e tyre.
Body
Jo vetëm të brendshme… ata i pëlqejnë kaq shumë sepse shohin një përzierje të diçkaje retro me një bukuri bashkëkohore. Të rafinuara dhe shumë seksi, ato nuk përdoren vetëm për të brendshme. Ju mund t’i vishni shumë mirë me një xhaketë, të kombinuara me një palë pantallona të shkurtra. Do t’ju japin më shumë forcë joshëse duke theksuar edhe format tuaja.
Fund i gjatë me çarje
Pa asnjë fije dyshimi, fundi i gjatë me çarje i jep grave një pamje mjaft intriguese, pa lënë mënjanë hijeshinë dhe elegancë. Ata mund të vishen në shumë raste, nga një darkë formale, në një takim shik.
Xhaketë lëkure
Nuk ikën kurrë nga moda, Xhaketa e lëkurës është një domosdoshmëri për në pranverë dhe vjeshtë. E meshkujve u pëlqen pasi i bën gratë të duken rebele. Princeshat u lenë vendin grave të pavarura që shohin punën e tyre dhe nuk pyesin kurrë.
Skunny xhins
Xhinset e ngushta janë krijuar për gruan magjepsëse, ajoe cila nuk ka frikë të guxojë, por pa hequr dorë nga rehatia. Të përshtashme për tu veshur në shumë situata, janë t ëkombinueshme si me nëj palë atlete ashtu edhe me një palë taka elegante, për një mbrëmje që dueht të lërë shenjë.



















