Përpos kujdesit që duhet të tregoni për lëkurën tuaj këto ditë të ftohta dimri, edhe flokët tuaj kanë nevojë për një trajtim.
Nuk është e nevojshme të shkoni në parukeri e të shpenzoni para, por në ndihmë do t’ju vijë një produkt që me siguri nuk ju mungon asnjëherë në shtëpitë tuaja: kosi. Merrni pak kos dhe vendosni në flokun tuaj për disa minuta. Masazhoni me kujdes rrënjët dhe më pas lëreni këtë maskë për rreth 15-20 minuta, për ta larë më pas flokun tuaj normalisht.
Kosi do t’ju ndihmojë që t’iu riktheni shkëlqimin dhe gjallërinë flokëve tuaj.



















