E gjithë vëmendja është përqëndruar në çiftin e ri mbretëror, Princ Harry dhe Meghan Markle, e ndërsa anëtarët e tjerë të familjes së madhe britanike duken se kanë kaluar në plan të dytë, të paktën për momentin.
Dukesha Kate Midelton ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo ka mbushur 36 vjeç, por teksa ne të gjithë prisnim një super festë, nuk ka ndodhur kështu. DailyMail shkruan se Dukesha ka festuar 36-vjetorin vetëm me familjen e saj, princ Wlliam, dy fëmijët princ George dhe princeshë Charlotte si dhe me bebin që mban në bark.
Nuk e dimë nëse kjo ka qenë një zgjedhje e vetë Dukeshës, ose jo, por jemi të bindur se urimet nuk kanë munguar nga asnjë.



















