KreuFashion

14 vjet Swiss Line Spa në Shqipëri, inagurohet qendra e re

   

Në morinë e eventeve në Tiranë në BORDO mbërriti ftesa elegante e Swiss Line, që lajmëronte çeljen e SPA-së së tyre të re. Duke njohur drejtuesen e kësaj qendre isha e sigurt se eventi dhe ambienti i ri, rezultat i një pune me sukses prej gati 15 vitesh në Tiranë, do ishte diçka interesante ndaj isha shumë kureshtare për të marrë pjesë.
    

E vendosur në një nga lagjet më të reja të kryeqytetit, në Kompleksin Kika 2 pranë Komunës së Parisit, zgjedhur të festohej pikërisht në 1 Nëntor, në nisjen e një muaji të ri, ky event ishte një nga më origjinalët që BORDO ka marrë pjesë.

Pasarela gjigande e bardhë, ku kalonin të ftuarit të ftonte në një atmosferë alpesh. Në këtë frymë ishte realizuar i gjithë dekori, që zbukurohej nga klientët e shumtë, fytyrat gjithë shkëlqim, të të cilëve ishin padyshim reklama më e mirë e Swiss Line në Shqipëri.

Kjo sipërmarrje e Znj.Vasilika Selaj, daton në vjeshtën e vitit 2003, kohë kur Znj.Vasilika Selaj kthehet nga Toronto me një përvojë pune në një nga Spa-të më me emër në Kanada. Me lëkurë të transformuar nga produktet e mjeshtrave zviceranë të anti-aging dhe e frymëzuar prej tyre për të ofruar këtë cilësi edhe në Shqipëri, hap një Spa modeste pranë Postës Nr.8 në Tiranën e Re, duke sjellë një koncept të ri për kujdesin e lëkurës. Në një kohë kur rëndom, trajtim fytyre quhej pastrimi me avull dhe një maskë. Kombinimi i produkteve cilësore dhe trajtimeve i dha zhvillim sipërmarrjes së saj, duke krijuar edhe një reputacion, si “salloni në katin e 12-të”. Një nga gjërat që e bënin të veçantë Spa e vjetër, ishte dhe vendndodhja “sekrete” e cila ishte e vështirë për tu gjetur nga njerëzit qe nuk kishin ardhur ndonjëherë. Pavarsisht kësaj, klientët çdo vit shtoheshin, në kërkim të lëkurës së përkryer. Por tashmë, ambientet e Spa së re gjenden lehtësisht, në një lagje të qetë me parking të garantuar, vazhdon misionin e saj për të ofruar trajtime të nivelit më të lartë për kujdesin e fytyrës dhe produktet zvicerane Swiss Line për kujdesin në shtëpi.

Eventi

Mesjavën e kaluar rruga përballë Spa-së së re, ishte transformuar. Një copëz Zvicre kishte zbritur në Tiranë. Në një festë të madhe me pjesëmarrjen e klientëve, miqve, bashkëpunëtorëve, medias dhe disa blogereve u kurorëzua jo vetëm hapja e një Spa-je të re, festimi të vitit të 14-të në biznes, por mbi të gjitha një vlerë e përbashkët, niveli i lartë për kujdesin e lëkurës. Të ftuarit patën mundësinë që jo vetëm të shijonin atmosferën e festës, por të takonin dhe bisedonin me njeriun që është krijuesi i produkteve që ata përdorin, z.Custodio D’Avo (Intl Brand Director), të firmosnin kembanën tradicionale zvicerane, të shijonin ‘praline’, ‘macaroons’ dhe koktejle të frymëzuara nga koleksionet e produkteve të markës.


S’ka dyshim shija që la ky event jo vetëm tek ne, por tek çdo pjesëmarrës do të zgjasë shumë më tepër se Nëntori! Një event tejet elegant, surprizë për çdo kënd që mori pjesë, dëshmon imazhin e vërtetë të Swiss Line Spa, e cila me super-ambientin e ri dhe mjaft ftues, ju ka krijuar, – zonjave të dedikuara pas një lëkure të përsosur dhe të kuruar, një hapësirë të re, të denjë për ata që kërkojnë rezultatin, luksin dhe një përvojë kujdesi të pa krahasueshme.

Për ata që ende nuk e njohin, një takim në Swis Line Spa do të ishte dhurata më e mirë që do t’i bënin vetes dhe mikeshave të tyre, pa qenë nevoja të prisnin festat apo ditëlindjen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF