Një trend i ri ka mbërritur nga Koreja e Jugut, tamam në kohë për të ftohtin e acartë. Estetistët koreanë kanë perfeksionuar manikyrin 3D, duke i kthyer thonjtë tuaj në kristale akulli. Dikush mund t’i quajë edhe diamantë!
Artistët K-pop janë ata që kanë bërë të njohur trendin, nisur nga salloni @nailtam2na në Instagram. Ata i kanë vendosur emrin “thonj bling-bling”, thonj perfektë për superstarët!
Manikyri arrihet duke vendosur kristale dhe gurë mbi manikyr, për të krijuar efektin 3D. Gurët nuk është e thënë të vendosen në të gjithë thonjtë, për të mos i rënduar duart tepër.
Prisni tani kur t’i shihni të gjithë VIP-at shqiptarë me këtë trend! Mos harroni: e lexuat këtu në fillim!



















