KreuFashion

Unaza perfekte e fejesës, sipas shenjës suaj të horoskopit

Mbase nuk keni ndërmend, apo thjesht s’keni as një partner me të cilin të vini kurorë këtë periudhë, por gjithnjë mund të ëndërrojmë!

Me siguri e keni ëndërruar fustanin tuaj të nusërisë, por unaza është një element po aq i rëndësishëm. Ju duhet një aksesor që i përshtatet karakterit tuaj, e për fat të mirë, këtu hyn në lojë astrologjia, mikja jonë besnike.

 

Gjeni shenjën tuaj në listën e mëposhtme dhe prezantohuni me unazën perfekte të cilës do t’i thoni “Po!”.

 

I guximshëm dhe asnjëherë bazik. Guri i unazës tuaj duhet të jetë unik dhe të mos ketë asnjë të dytë. Sa më e veçantë unaza, aq më tepër rriten shanset tuaja për të thënë “Po!”.

Si një shenjë me këmbë në tokë, e dini fare mirë që tendencat ndryshojnë, ndaj një prerje klasike është më e sigurt për ju. Mjafton të ndiheni si princeshë me atë unazë në dorë.

Diçka simetrike dhe me formë të pazakontë për ju. Nuk do të lodheni kurrë së e pari, diçka e rëndësishme për Binjakët, që lodhen shpejt nga gjërat e tyre.

Domosdoshmërisht një dizenjo princeshe, me një diamant ngjyrë uji për t’iu përshtatur elementit të shenjës suaj. Duhet të dalloni ndër shoqe, apo jo?

Unazën më ekstravagante që mund të gjeni. Stili Art Deco është perfekt për shenjën tuaj, dhe unaza duhet të japë një ndjesi glamour në dorë.

Sa më e thjeshtë, aq më mirë për ju. Minimalizmi është stili juaj, dhe është një stil që duhet ta keni edhe në unazën e fejesës.

E adhuruara Peshore do unazën me feminile të mundshme, dhe një dizenjo lulesh është perfekte për të. E keni që tani idenë në kokë për t’ia kaluar vajzës suaj këtë stoli.

Nëse unaza juaj nuk rrëmben shikime, atëherë nuk vlen fare. Kjo unazë në dizenjo syri është perfekte për këtë mision, dhe i përshtatet qartësisë së syrit tuaj të brendshëm.

Kjo shenjë nuk ndalet te tradita, ndaj një unazë e thjeshtë, por në ngjyrë të trëndafiltë e kryen më së miri funksionin e saj.

Një unazë që të kullojë në diamantë. Si një shenjë e pandashme nga puna, sigurisht që doni t’i tregoni frytet tuaja, dhe nuk ka asgjë të gabuar këtu.

Nuk ka shenjë më kundra rrymës se Ujori, ndaj unaza e kësaj shenje nuk ka fare diamante, por safir! Ngjyra blu e safirit është mjaft mbretërore, dhe të mos harrojmë unazën e princeshës Diana, e cila kishte të njëjtin gur, rrethuar nga 14 diamantë të vegjël.

Si një shenjë me shije, ju meritoni një unazë fine që bie menjëherë në sy, fort e veçantë nga të gjitha unazat e tjera. Një unazë ëndrrash, për një shenjë ëndërrimtare!

 

Unazën jua hoqëm… tani ju ngelet partneri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF