KreuFashion

Me këto fustane, do të shkëlqeni në mbrëmjen e Vitit të Ri!

Po, e dimë që është thjesht tetor. Por, kjo nuk do të thotë se është herët për të menduar për Vitin e Ri. Kur vjen puna tek veshjet, gjithmonë jemi një hap prapa me përgatitjet, e kjo ndoshta edhe prej faktit se çdo gjë e lëmë pêr momentin e fundit.

Këtë vit, ne ju rekomandojmë të mos përsësitni të njejtin gabim, pasi nuk është momenti për t’u vonuar. Ekspertët e modës e kanë bërë përzgjedhjen e tyre, e ne ju garantojmë diçka: ju do të shkëlqeni pafund gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve! Kjo, falë dizenjove dhe modeleve unike, që do t’ju prezantojnë në sytë e të afërmëve apo miqve si kurrë më parë.

Nëse preferoni prerjet e shkurtra, apo jeni të apasionuara pas të gjatave, atëherë do të gjeni veten plotësisht në imazhet e mëposhtme. Edhe sikur të mos gjeni diçka të përngjashme në dyqanet e qytetit, është koha të stiloni modelin tuaj të preferuar vetë. Nuk po ju urojmë që tani për festën, por për modelin e përzgjedhur ju përgëzojmë, cilido qoftë ai!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF