Jennifer Lopez e përshtat në një mënyrë shumë orgjinale. Dhe e interpreton më luksozen e çantave në mënyrë sportive
Tashmë e dimë mirë; në botë bashkë më mesin e stinëve nuk ekzistojnë më rregullat klasike të stilit. Dhe në rast se e keni harruar Jennifer Lopez me look-un esaj të fundit street style na e tregon. Si përfundim të kesh stil do të thotë para së gjithash të shprehësh personaltetin tënd dhe të mos ndjekësh rregullat e ngurta, fashion trend e klishetë, por t’i interpretoni në mënyrë të lirshme. Nga ky këndvështrim JLo ka bërë gjithnjë sipas kokës së saj. Super glamourous dhe super sexy me veshjet e saj si sirenë, kërcimet e rrezikshme dhe veshjet e skenave më të shkëlqyeshme plot diamantë, këtë herë këngëtarja ka ndryshuar pllakë (sigurisht që nuk heq dorë nga sensualiteti!) dhe tregon anën sportive, por riparë dhe korrigjuar sipas mënyrës së vet. Po si? Thjesht : me një çantë Birkin Hermès.
Këngëtarja në fakt kohët e fundit nuk denjon të veshë athleisure të varfër, si në skënë që tregon një xhaketë të kuqe, të kombinuar me një kapele basketbolli sparkling (shkëlqimi nuk mungon kurrë!), qoftë edhe në jetën e përditshme.
Dhe me këtë veshje Jennifer Lopez na tregon që të vishemi komodë dhe casual nuk do të thotë të heqim dorë me patjetër nga luksi, përkundrazi!
Dhe që një çantë ikonike si Birkin e Hermès di të japë një upgrade edhe më sportives së tutave sportive. Jennifer Lopez (ekzaktësisht si gjithë klani Kardashian, që tregojnë Hermès në çdo rast dhe situatë) na kujton që një çantë Birkin mund të jetë dhe duhet të jetë e nxjerrë në dukje gjithsesi. Mesa duket për zonjën Lopez, luksi është pikërisht ky: të zotërosh këtë çantë dhe ta përdorësh gjithmonë, sepse rri mirë me të gjitha dhe fisnikëron çdo gjë. Ka nga ata që e marrin në plazh mes rërës( sigurisht ne njerëzve të zakonshëm të vdekshëm na bën pak përshtypje mendimi se mund të ndotet nga rëra. Nuk e durojmë dot në kostumet e banjës jo më në çanta firmato), dikush e përdor si çantë pazaresh në supermermarket, dhe dikush si Jlo, e kombinon me tuta sportive, sikur të ishte më e lira e çantave të nejlonit që përdoren në palestër.
Edhe tutat sportive nuk janë çfarëdo: janë kashmir të Olivia von Halle – brand të pizhamave dhe leisureëear deluxe – e sigurt që nuk vishen për palestër.
Dhe për më tepër? Harrojini atletet e zakonshme me lëkurë të bardhë. Duhen një palë çizme me takë të (Giuseppe Zanotti Design): një përzierje e modës së viteve 2000, që nuk kalon pa u vënë re. JLo i kthehet stilit të saj të origjinës , por di ta bëjë në chiave deluxe