Në ditët e Bridal Week njujorkeze ka sfiluar koleksioni i Atelier Pronovias
Mbi një pasarelë gjigande me llampadarë kristali, ka filuar në ditët e Bridal Week të Nju Jorkut, koleksioni 2018 i Atelier Pronovias. Veshjet e tij lartësojnë një stil modern dhe shumë të çmuar, që thekson efektin spektakolar të siluetave, të realizuara prej pëlhurave të lehta dhe me shkëlqim, që nxjerrin në pah detaje të zhveshura si fundshpina.
Për 2018 –ën Hervé Moreau, drejtori artistik i brand-it prestigjoz spanjoll ka ndriçuar krijimet e mrekullueshme me motive origjinale të Swarovskit. Kristalet e çmuara janë interpretuar si lidhëse me shkëlqim për t’u vendosur mbi dekolte, mbi mëngë dhe në fund të shpinës.
Mes risive të sjella në pasarelë nga stilisti i ri, thekët janë më interesantet. Këto zbukurojnë veshjet, duke u dhënë hijeshi dhe sensualitet.