Elie Saab, një nga markat më të njohura të Lindjes së Mesme është prej vitesh e specializuar në veshjet e nusërisë duke i kuruar ato deri në detaj me elementët si dantella, kristale, kristalet Swarovski, perlat e gjithçka tjetër përrallore!
Do të bëheni nuse në vjeshtë, por ende nuk keni vendosur për fustanin në ditën tuaj më të rëndësishme të jetës? Nuse të ardhshme, jo panik! Shfletoni galerinë tonë dhe do të mahniteni nga finesa dhe elegance e koleksionit të fustaneve të nusërisë së vjeshtës nga Elie Saab! Modelet më unike për nuset që guxojnë e duan të vijnë ndryshe, por bukur në këtë stinë! e siguri do të gjeni modelin e përshtatshëm për shijen tuaj!