Firma e njohur Dolce & Gabbana solli në pasarelën e Javës së Modës në Milano feminilitet, bukuri dhe dashuri. Për sezonin e ardhshëm Pranverë-Verë mbizotëron tema e dashurisë, dhe modelet të quajtura mbretëreshat e zemrave sfiluan në tingujt e Crazy in Love të Beyonce e Jay-Z.
D&G sollën aksesorë tejet romantikë, kurora të arta, lule të mëdha e letra bizhozi, të inspiruar nga Liza në Botën e çudirave ku ngjyra e kuqe zë vendin kryesor në koleksion. Shfletoni galerinë për të parë këtë super koleksion aksesorësh nga D&G!