Firma më e njohur e luksit, Tom Ford, ka realizuar së fundmi plot 56 lloje buzëkuqësh të rinj, të kategorizuara në koleksionin Lips & Boys. E veçanta e këtyre krijimeve qendron tek emërtimi i secilit prej produkteve: çdo buzqëkuq është emërtuar sipas njëqind shokëve të ngushtë të Ford! Të ndara si në sektorin e vajzave, ashtu dhe në atë djemve, ky koleksion vjen me ngjyra më të shndrritshme e të gëzueshme. Prej 56 llojeve, gjashtë i janë kushtuar meshkujve, e këtu nuk mund të flasim më për nuanca të ndezura, pasi dizanjeri ka zgjedhur natyrën mat e ngjyrën e mbyllur për t’i kushtuar një rëndësi të veçantë meshkujve. Për sa i përket emërtimeve, Ford nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare se cili i përket kujt, por revistat më prestigjoze të modës kanë filluar që tani të aludojnë mbi të vërtetën. Ndiqni shpjegimet e mëposhtme:
Lena
Mund të jetë Lena Dunham, por ekziston dhe mundësia që pas kësaj të fshihet Lena Headey e ‘Game of Thrones’…?!
Rosie
Rosie Huntington-Whiteley, pasi është rasti tipik i nuancës që përdor aktorja. Zgjedhje me mend, Ford!
Naomi
Duke qenë se e shohim shumë shpesh Naomi Campbell të veshur nga koka tek këmbët me Tom Ford, me siguri ky lloj i është kushtuar kësaj mikeshe të shtrenjtë të dizanjerit.
Scarlett
Nisur nga ngjyra e pasur dhe e theksuar që shohim në figurë, i vetmi emër që na kujtohet është pikërisht bombastikja e kinematografisë, Scarlett Johansson!
Lily
Këtu është disi e vështirë të zgjedhësh, pasi mes yjeve ka shumë femra me një emër të tillë: Lily Cole, Lily Collins, Lily James, Lily Allen…kush mund të jetë?!
Dakota
Duke marrë parasysh që Dakota Fanning e adhuron buzëkuqin rozë në lejla, me shumë mundësi Ford e ka emërtuar këtë produkt sipas aktores hollivudiane.



















