KreuFashion

10 paraqitjet më shik për vjeshtën e këtij viti…!

Kur përmendim “kohë e freskët” nuk nënkuptojmë acarin e dimrit. Vjeshta është stina kaluese nga klima e nxehtë, në të ftohtin nën disa minus gradë. Koha gri, atmosfera e zymtë, por dhe vetë të ftohtit, shpesh ndikojnë në përzgjedhjen e veshjeve. Ngjyrat e errëta, si e zeza apo e kafta e mbyllur janë dominueset e dimrit…Por, le të marrim frymë thellë dhe të kujtojmë se jemi në vjeshtë, e paraqitjet mund t’i shijojmë në maksimum këtë sezon!

Thamë që e kuqja ishte dominuese këtë vit, ashtu sikurse nuk mbeten prapa dizenjot me lule apo ato me kuadrata. Nëse po kërkoni diçka më sportive, firmat si Zara apo Topshop janë idealet për thjeshtësinë në përditshmëri. Nëse nuk e imagjinoni dot imazhin tuaj pa prekjen shik të krijimeve unike, emra si Armani apo Dior, atëherë kemi lajme të mira për ju. Ngjyrat e ndezura, të shpërfaqura në materialet e plota, do të jenë zgjidhja ideale për një vjeshtë plot stil. Në galeri do të gjeni dhjetë paraqitje plot kolore për këtë sezon, që me siguri do të bëjë të rendni drejt blerjeve të reja!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF