Shtatori po troket dhe jemi në dilemë, të mbajmë ende dhe për pak ditë rrobat e verës apo të fillojmë me garderobën dimërore? Veshja që ju propozojmë sot është ideale për këtë stinë! Fustanet-këmisha mbizotëruan në pasarela për sezonin vjeshtë-dimër!
Janë tepër femërore dhe kanë një prekje hijeshie retro. Këmisha që shndërrohet në një fustan të shkurtër për të na nxjerrë më në pah këmbët tona! Përveçse mjaft elegant, fustani-këmishë kombinohet lehtë edhe me pantallona.
Ju ftojmë të njiheni me modelet më të bukura të kësaj veshjeje trendy nga pasarelat më prestigjioze të shtëpive të modës! Shfletoni galerinë tonë!



















