Maskat e fytyrës jo rrallë herë janë nga më të çuditshmet, me përmbajtje produktesh për të cilat as nuk kemi menduar më parë. Edhe pse jo të gjitha, shumica funksionojnë më së miri për zgjidhje e problemit të lëkurës. Tashmë, ajo që nuk na shkonte aspak mendja na erdhi si alternativë perfekte për zhdukjen e akneve. E kemi përdorur për uljen e tensionit apo probleme të ngjashme të organizmit, por për fytyrën, kurrë!
Bëhet fjalë për hudhrën, të cilën po e përdorin gjithnjë e më shumë vajza që hasin vështirësi me shfaqjen e akneve. Është ideale për para gjumit, në mënyrë që të veprojë përgjatë natës. Aplikimi është tejet i thjeshtë: mjafton të merrni një thelbi hudhër, ta prisni në sa më shumë pjesë të mundni në majë, dhe pastaj ta fërkoni tek aknet e shfaqura në sipërfaqe. Kjo jo vetëm që do t’i eleminojë brenda pak orësh, por do të bëjë të mos shfaqen më. Hudhra ka vetinë të largojë bakteret, arsyeja kryesore pse shërben edhe si pastrues i shkëlqyer i lëkurës. Sa për erën, mos u shqetësoni, se dushi i së nesërmes do të largojë gjithçka. Epo, drejt e në kuzhinë, vajza!