Veshjet me dantellë janë trendy, na tregojnë mjaft elegante, por në të njëjtën kohë duhet të tregojmë edhe shumë kujdes me kombinimin e tyre për t’u dukur sa më bukur. Ju tregojmë, përmes vip-ave rastet se kur është veshur siç duhet dhe kurrë jo.
Fustani i gjatë i zi
Kjo lloj veshje nuk këshillohet së tepërmi për vajzat me një ngjyrë lëkure tepër të çelët e flokë të zeza. I përshtatet më shumë një lëkure më të errët, si për shembull aktores Barbara Palvin, e cila ka një look tepër natyral.
Fustani i gjatë me ngjyrë të bardhë
Me këtë veshje, që të mos ngjani si një nuse gati për në altar, ju duhet që të evitoni këpucët me taka si personazhi Kendall Jenner. Sandalet e sheshta do të kombinoheshin në mënyrë perfekte me këtë veshje!
Veshjet top
Që të vishni një top prej dentelle, pa rrezikuar të dukeni lakuriq është mirë që ta kombinoni me një palë pantallona me bel të lartë, si edhe të hidhni diçka krahëve, si modelja Sara Sampaio. Për ditët e ngrohta këshillojmë pantallona lino dhe këmishë.
Tuta ose jumpsuit prej dantelle
Ndoshta një veshje e tillë e përbëre e gjitha prej dentelle mund t’ju duket vulgare, por po ta kombinoni siç duhet për ndonjë rast të veçantë mund të dukeni bukur si Sofia Richie.
Fustan i shkurtër i zi
Bëni kujdes me një veshje të tillë! Që të mos jepni përshtypjen e një kubisteje vishni nën të një badi me ngjyrë mishi. Look-u i Demi Rose, si në foto është në shfaqje e tepruar sensualiteti.
Fustan i shkurtër i bardhë
Me këtë veshje duhet të tregoni kujdes me çfarë e kombinoni, që mos të dukeni si një kukull!