KreuFashion

10 këngët romantike më të bukura të vitit!

Romantikë, ju e dini se hitet që i këndojnë dashurisë mund të jenë të bukura apo të dhimbshme, por gjithmojnë janë inspiruese! Dëgjojmë tekstet kuptimplota dhe na duken si një pasqyrë ku reflektojmë ndjenjat, na bëjnë të mendojmë për vetminë, çështjet e zemrës që nuk ka na kanë shkuar gjithmonë mirë, e megjithatë prapë i japim play!

Për mirë ose keq ne përjetojmë një emocion, dhe sapo dëgjojmë atë këngën tonë të preferuar na vijnë në kujtesë shumë gjëra, një histori, një person i caktuar apo një vend specifik. Është momentale, por ka edhe ndjenja që zgjasin përgjithmonë, falë këtyre melodive të ngrohta. Ju sjellim listën me këngët më të bukura kushtuar dashurisë këtë vit. Ju këshillojmë të vendosni kufjet, të qetësoheni e të harroni gjithçka!

Lana Del Rey-Love

Kendrick Lamar-Love

Perfume Genius-Die 4 U

Tyler, The Creator- See you again

St.Vincent- New York

Sampha- (No one knows me) Like the piano

Drake- Teenage fever

The XX-Brave for you

Frank Ocean- Chanel

Alex G-Bobby

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF