Bukuroshja nga ishujt Barbados ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të surprizuar fansat e saj! Shfaqjet më ikonike të këngëtares në klipe dhe në tapetin e kuq do të mund t’i keni pjesë të përditshmërisë suaj! Si? Ajo ka gjetur mënyrën që të realizojë çorape mjaft shik, me look-un e saj të përfshirë në to. Tashmë, kur të ekspozoni kyçet e këmbëve aty do të shfaqet edhe Riri!
E pabesueshme, apo jo? Këngëtarja ka zgjedhur look-un e klipit “Work” dhe “Pour it up” për këtë projekt. Fustanin e saj të veshur me kristale e thuajse lakuriq në vitin 2014-të si edhe veshjen me ngjyrën e verdhë të kanarinës me të cilën u paraqit në tapetin e kuq në eventin Met Gala 2015-të. E kush nuk do të donte një pjesëz të Rihanna-s në përditshmëri? Të gjitha këto paraqitje të këngëtares në këto çorape kaq trendy i gjeni në galerinë tonë!