KreuFashion

Maskë me luleshtrydhe kundër rënies së flokëve

Përbërësit e maskave për lëkurën apo flokët shpesh na bëjnë të pyesim veten: janë në shërbim të bukurisë apo pjesë e menusë ushqimore? Kjo, falë të mirave që sjellin frutat ekzotike e jo vetëm, për zona të ndryshme të trupit. Kemi folur për benefitet e konsumimit të një lënde ushqyese apo një tjetër, duke përcaktuar çfarë sjell për organizmin. Duke qenë se produktet e kësaj natyre janë të pasura në lëndë, përfitimet mund t’i marrim fare mirë edhe nga aplikimi në sipërfaqen e lëkurës. Ne sot ju prezantojmë me maskën me luleshtrydhe për flokët, që do të jetë shpëtimi kundër rënies.

Mjafton të përzieni dy luleshtrydhe të shtypura, me një lugë gjelle vaj arre kokosi, e të njejtën masë përdorni edhe kur të shtoni mjaltin. Lëreni në kokë për 30 minuta, pasi ta keni masazhuar mirë skalpin me mollëzat e gishtërinjve. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe sigurohuni të shmangni tharjen me të nxehtin e tharëses. Me pak fjalë, maska është më e përshtatshme për sezonin veror…vetëm nëse i duroni temperaturat e ulëta në mes të dimrit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF