KreuFashion

Veshjet sportive, që do t’ju bëjnë të dukeni vajza më shik e palestrës!

Paraqitja bëhet çdo herë e më e domosdoshme, e këtë e vëmë re dita-ditës. Në përditshmëri apo evente, mënyra se si dukemi po vihet gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes tonë. Cili është ai vend, që na pengon të ndihemi në top-formë, si çdo herë tjetër?

Kur merremi me aktivitete fizike, si sport apo ushtrime të këtij lloji, lodhja dhe si pasojë, të djesiturit kërkojnë veshje specifike. Çdokush është i njohur me faktin që orëve të kaluara në palestër duhet t’iu përshtatet materiali i duhur për përballimin e çlirimit të lëndëve të tepërta nga organizmi. Nga ana tjetër, kjo shpesh bëhet shkak i paraqitjeve jo të dëshirueshme nga ana e femrave. Si gjithmonë, dizanjerët kanë gjetur zgjidhje dhe për një problem të tillë, duke krijuar kështu modelet më shik të mundshme, që do t’ju bëjnë të ndiheni plot stil edhe gjatë stërvitjes. Dizenjo shumëngjyrëshe, copat tyl, rripat e kombinuara në formë dekori, do t’ju bëjnë të dashuroheni me koleksionin që do të gjeni në galeri. Super-veshje, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF