Është një nga firmat më të dëgjuara në botë, ashtu sikurse cilësohet si më i dëshirueshmi nga femrat. Ndryshe nga çdo lloj tjetër, ekziston vetëm një Chanel N°5! Fragranca origjinale u krijua fillimisht nga Coco Chanel, për t’u shndërruar më pas në sinonimin e luksit, për 96 vite rresht. Shumica e njerëzve e njohin shumë mirë aromën e këtij parfumi të mrekullueshëm, edhe pse pas këtij emri kaq të dashur qendron një histori e tërë, jo fort e njohur nga masa. Më poshtë ju paraqesim pesë fakte mbi Chanel N°5:
1. U frymëzua nga gratë, pasi Chanel kërkonte që aroma të rekleftonte sensualitetin dhe kompleksitetin e femrës moderne.
2. Numri pesë nuk është zgjedhur rastësisht, por ka kuptim të veçantë për krijuesen e parfumit.
3. Është ndër më të pasurit në përbërës, duke përdorur aroma lulesh e bimësh nga shumë vende të botës.
4. I përhapur shumë në kulturën post-moderne, duke filluar nga përdoruesja e flaktë Monroe, e deri tek i apasionuari pas shishes Warhol.
5. Reklama e parë ishtë më e shtrenjta përsa i përket parfumeve, duke rritur kështu nivelin dhe kërkesën për cilësinë e marketingut.



















