KreuFashion

6 veshje inspiruese, për ditët e mbetura të verës

Edhe pse sezoni veror është në përfundim e sipër, temperaturat e larta, si dhe rezervimet për pushime gjatë këtij muaji nuk na kanë shkëputur ende nga atmosfera e plazhit. Mbrëmjet bëhen akoma dhe më ekzaltuese kur gjendemi pranë detit, ashtu sikurse orët e vona shijohen shumë më shumë gjatë kësaj stine. E nëse mendoni se po flasim vetëm për daljen në klube nate, gaboheni.

Fillimisht, është vërtetë e rëndësishme se kë keni zgjedhur të keni përkrah gjatë pushimeve. Nëse jeni me familjen apo partnerin tuaj, ju nevojitet patjetër një veshje sa verore, aq dhe moderne e klasike. Në të tilla raste, lipset nevoja për të menduar pak më gjatë për garderobën. Përzgjedhja e paraqitjes së duhur do t’ju japë prezencën e nevojshme, nëse keni vendosur të darkoni në një restorant apo të shijoni një xhiro në qytet. Kështu, nëse nuk i rezistoni dot ekspozimit të këmbëve, një fustan i gjatë e i çarë në anë apo një prerje më e shkurtër se e zakonshmja ka nevojë të paraqitet me stil, pa dhënë përshtypjen e një ekstravagance të tepruar. Mund të favorizoni edhe modelet e gjata, e këtu sugjerimet të drejtojnë më tepër tek pantallonat verore apo fundet klasikë. Në galeri do të gjeni gjashtë veshjet më të përshtatshme për ditët e mbetura të verës, me të cilat yjet shkëlqyen jo pak këtë sezon.