Stilistja Stella McCartney zgjodhi të bashkëpunojë me regjisoren artistike Philippa Price për të realizuar filmin e saj me metrazh të shkurtër të titulluar “Eklips”.
Stilistja ka paraqitur vizionin e saj të surrealizmit futurist në shkretëtirë, interpretuar nga modelë femra dhe meshkuj të veshur me koleksionin e saj të fundit Vjeshtë-Dimër 2017-18.
Price është frymëzuar nga tema e kuajve për të sjellë një mjedis perëndimor dhe ka pasur si mënyrë inspirimi piktorin britanik George Stubbs. Veprat e tij me përshkrime kuajsh kane qenë tepër të përshtatshme për vizionin e Price në këtë projekt.
“Eclipse” është bashkëpunimi i dytë mes McCartney dhe Price, pas projektit të parë “Valle unncany” të prezantuar në muajin dhjetor. Shfletoni galerinë dhe do të gjeni fotot nga projekti i fundit “Eclipse”.



















