KreuFashion

Trajtime të efektshme kundër djegies nga dielli  

Si çdo verë, dëshira jonë për të marrë sa më shumë ngjyrë kur shkojmë në plazh është e madhe dhe qëndron mbi gjtihçka. Edhe në qoftë ju përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, apo respektoni oraret e ekspozimit në diell, ju mund të pësoni djegie dhe nuk duhet ta nënvleftësoni kurrë. Vitet e fundit, rrezatimi i  diellit është bërë edhe më i dëmshëm për lëkurën. Ne ju sjellim disa metoda tepër të efektshme dhe të menjëhershme për të kuruar djegien nga dielli në kushtet e shtëpisë!

Vaska është ndihma e parë!

Gjëja e parë që duhet të bëni është një dush freskues i vakët ose i ftohtë! Nëse keni vaskë, shtojini asaj sodë buke pasi shërben si dezenfektues dhe parandalon përkeqësimin e lëkurës në zonat e djegura. Mund të shtoni edhe një gotë me uthull në vaskë, nuk lejon që t’ju shtohet i nxehti në trup. Një mënyrë tjetër efikase është të shtoni në vaskë gjashtë luge niseshte dhe të bëni banjë përpara se të shkoni për të fjetur.

Ndihmë nga perimet

Vendosni feta patatesh në zonën e djegur prej diellit dhe mbajeni për 20 minuta. Ose merrni një kastravec të grirë e të shtypur mirë dhe kalojeni lëngun mbi lëkurë me pambuk.

Aloe Vera

Bima e Aloe Vera-s është shëruese për shumë probleme e sëmundje. Po kështu edhe për djegien, është mjaft e përshtatshme. Mund ta përdorni për trajtim edhe pas ekspozimit në diell.

Masazh dhe çaj i ftohtë

Kamomili ose çaji jeshil përbëjnë substanca mjaft qetësuese për lëkurën e djegur. Kaloni mbi lëkurë një pambuk të zhytur në çaj e do të qetësoheni. Gjithashtu, një masazh i butë me vaj bajame (të ftohur në frigorifer) do të zbusë djegien dhe hidratojë lëkurën.

Krem hidratues

Aplikoni her pas here kremin me efekt pas ekspozimit në diell, shërben si hidratues dhe shkëlqyes.

Ushqimet që duhet të konsumoni

Pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni fruta dhe perime që organizmi juaj të marrë vitaminat e nevojshme për të luftuar djegien dhe ribalancuar pehashin.

Si të visheni

Shmangni sa më shumë veshjet e ngushta dhe materialet sintetike. Zgjidhni veshje sa më të lirshme dhe prej pambuku.

Shkoni në farmaci dhe te doktori

Nëse djegia që keni marrë është problematike dhe e dhimbshme mos u mundoni të bëni heroin, shkoni te farmacisti juaj dhe pse jo, vizitoni edhe një dermatolog!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF