Problemi kryesor i paraqitjes së femrave sot? Lyerja e flokëve! Jo, ato që nuk e kanë provuar ende, nuk do të na kuptojnë aspak! I drejtohemi qendrës së besuar estetike, për të ndryshuar e freskuar pamjen e jashtme. Bëjmë zgjedhjen tonë, me ndihmën e profesionisteve, dhe menjëherë sapo dalim nga salloni i bukurisë, ndihemi sikur kemi ndryshuar totalisht. Të kënaqura nga një ndjesi e tillë, të njejtën proçedurë e përsërisim shumë herë gjatë vitit.
Nga ana tjetër, nëse prerja apo stilimi i flokëve janë të vështira, për përgatitjen e bojës shkalla e vështirësisë shumëzohet me dy (ose tre…)! Është kjo arsyeja pse një shërbim i tillë paguhet më shtrenjtë, për aq kohë sa mjeshtria është ajo çka fshihet pas këtij lloj ri-modelimi të flokëve. Ndodh që t’i ankohemi estetistes mbi paqendrueshmërinë e ngjyrës, por kjo nuk ka lidhje me aftësitë apo cilësinë e bojës: mund të jeni duke përdorur shampon e gabuar! Nëse keni zgjedhur nuanca ekstreme, ndryshime rrënjësore të flokut natyral apo jeni duke u thinjur, nuk mund të përdorni të njejtin locion larës si më parë. Shampot e përgatitura posaçërisht për këtë kategori, ndihmojnë në ruajtjen për një kohë të gjatë të ngjyrës, duke iu ndihmuar të mos shpenzoni as orë e as para të panevojshme, për diçka kaq të zgjidhshme. Në galeri do të gjeni 10 sugjerime, që do t’ju shpëtojnë një herë e përgjithmonë nga ky stres i panevojshëm.



















