KreuFashion

6 lloje shkëlqyesish, që do të rezistojnë në buzë për orë të tëra!

Buzëkuqi është ndër më problematikët në fushën e kozmetikës, për aq kohë sa rezistimi për një kohë të gjatë në zonën e aplikuar, shpesh nuk është i mundur. Produktet e posaçme, të ashtuquajtura ’24-orëshe’, na kanë ardhur në ndihmë sa herë kemi dashur të paraqitemi sa më mirë në një festë apo në evente. Nga ana tjetër, gjithmonë kemi menduar se një opsion i tillë ekziston vetëm për llojin mat të buzëkuqeve, por ja që kemi gabuar.

Shkëlqyesit shihen si alternativa më pak rezistente, për aq kohë sa konsumi i një pije apo ushqimi të lehtë, largon pa problem ngjyrën e aplikuar. Një fenomen i tillë, çon dhe në tharjen apo rrudhosjen e buzëve, duke na dhënë kështu një ndjesi aspak komforte, e zgjidhje jo-etike. Por, mrekullitë ekzistojnë, e kjo falë profesionistëve, të cilët kanë krijuar shkëlqyesit që do të zgjasin për orë të tëra. Alternativat ndër llojet e tyre janë të shumta, por ne ju sugjerojmë gjashtë më të mirët, që do të bëjnë të shkëlqeni kudo që jeni. Klikoni në galeri për imazhet dhe përshkrimet përkatëse.