Netët e nxehta çojnë drejt problemeve me gjumin, ashtu sikurse thjesht ndodh të kalojmë netë të këqija. Nga ana tjetër, këto dy raste nuk kanë aspak lidhje me njerëzit që thjeshtë vuajnë nga pagjumësia. Është një ndër problemet më të mëdha që hasin disa nga ne, e marrja e pilulave apo të tjerë medikamenteve nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Kështu, ne po ju tregojmë se zgjidhja është më pranë jush nga se e mendoni. Gjumi largohet si shkak i stresit, ose asaj që ndryshe e quajmë ‘mbimendimit’. Një tjetër arsye është dhe moslodhja fizike, që nuk krijon komfortin e të qendruarit shtrirë në shtrat. Këto dy faktorë i kanë drejtuar mjekët në një përfundim të vetëm: bëni shëtitje të gjata para se të flini. Nëse e kaloni shumicën e kohës me miqtë, sigurohuni që 45 minutëshin e fundit ta kaloni veten. Përpos lodhjes trupore, do të ndjeni çlirimin mendor. Studimet tregojnë se përballja e njeriut me veten, është ajo çka largon së tepërmi stresin. Epo, tani nuk ka mê justifikime!