Është një ndër dyqanet më të frekuentuara, e kjo për shkak të çmimeve të arsyeshme. Gjetja e një mesatareje të artë, ku cilësia, moda e blerja lirë bashkohen të gjitha nga pak në një emër të vetëm. Shumica prej nesh ka të paktën një nga artikujt e ZARA-s në garderobë, e kur afrohet ndërrimi i sezoneve, pothuajse të gjithë drejtohemi atje për përfitimin e mallit të mbetur.
Aksesorë të ndryshëm që mbartin një emër të tillë kanë qenë zgjidhja e të gjithë vajzave të apasionuara pas stilit. Këpucët e ZARA-s nuk kanë zhgënjyer, e jo më kot artikulli më i shitur i këtyre ditëve të fundit lidhet me një model fisi bizar. Të sheshta, me majë disi të zgjatur, materiali i butë e kombinimi i ngjyrës blu e të zezë, kanë bërë që klientet më besnike të ZARA-s të çmenden pas tyre. Sa klasike, aq dhe elegante, nëse përdorni pak imagjinatën do të kenj mundësinë t’i vishni në çdo event. E nëse mendoni se janë shtrenjtë, po ju themi se çmimi i përkthyer në monedhën tonë është më pak se 3000 lekë të reja. Shikoni imazhin e mëposhtëm për më tepër.