KreuFashion

Risia e Saint Laurent: Takat mbi rrota!

Sa herë që dëgjoni për një aksesor të ri mode, me siguri që pyesni veten a ja vlen ta kem edhe unë në garderobë këtë risi? A përshtatet me stilin tim të jetesës? Po me buxhetin tim?

Për sezonin e vjeshtës jemi mësuar të veshim streçet e lëkurës, pulovrat me kapuç apo këpucët që na mbrojnë nga shirat, por propozimi i fundit i Saint Laurent i kaloi me të vërtetë pritshmëritë tona!

Krijimi i fundit i aksesorëve të kësaj shtëpie mode ka sjellë për sezonin e ri një këpucë të përbërë prej stiletto-ve dhe rrotave të patinave së bashku. E çuditshme, por e vërtetë! Ju që po përgatitni listën e pazareve për vjeshtë duhet të dini se çmimi i tyre varion nga 1.995 stërlina dhe me siguri që është këpuca më interesante që keni veshur ndonjëherë, apo jo?

Kemi vetëm një sugjerim për ju, shmangini nëse keni kthyer disa gota!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF