KreuFashion

Pro apo kundër çizmeve verore?

Disa mezi e presin stinën e verës që të zhvishen e të nxjerrin pedikyrin me disenjo dhe gurë të ndritshëm. Në të njëjtën kohë ka edhe nga ato që nuk pëlqejnë t’i ekspozojnë gishtërinjtë e këmbëve dhe nuk mbajnë sandale por preferojnë çizmet verore.

Kemi përzgjedhur detajet pro dhe kundër, po ju si mendoni?

Pro

Çizmet verore të stilit kauboj me ngjyra të hapura ose nude janë perfekte nëse i kombinoni me veshje me lule. Për stilin e festivaleve verore, ose Coachella do të ishin super!

Shmangin problemin e të kujdesit për këmbët në mënyrë të përditshme. Mund të fshehim këmbët në to kur nuk i kemi të kuruara e pa gjetur mundësinë për pedikyr.

Janë komode dhe na mbrojnë nga pluhurat, pak a shumë si atletet.

Janë shumë në modë për t’u veshur në pushime. Aksesor që nuk duhet t’ju mungojë kurrsesi nëse shkoni në Saint Tropez, Ibizza, Formentera.

Mund të bjerë shi edhe në verë, nuk është aspak çudi! Mund t’ju mbrojnë  nga lagia në çdo rast!

Kundër

Janë tepër të nxehta për këmbët në këtë stinë dhe nuk i lejojnë të ajrosen.

Nuk janë për të gjitha. Nëse nuk e keni kyçin e këmbës të hollë, pak rëndësi ka gjatësia  fundit, nuk do ju duken bukur!

Nuk duken bukur me pantallonat e gjata, por duan vetëm të shkurta.

Çizmet verore mbi gju mund t’ja lejojë vetes vetëm Ariana Grande!

Çizmet me push ose pellush të versionit uggs do të na bënin të mendosim se kemi ndryshuar stinë apo jo?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF