KreuFashion

Kjo çantë e Topshop, do të jetë tendenca e vjeshtës!

Instagrami është shndërruar në një ‘matës’ trendesh, për aq kohë sa blogeret e jo vetëm, ekspozojnë veshje e aksesorë në llogaritë personale. Folëm dje për ZARA-n dhe këpucët që po çmendin klientët, dhe të themi të vërtetën, kjo firmë ka ndërtuar prej kohësh sektorin e ‘tendencave’. Këtë herë, është rradha e Topshop të na surprizojë në këtë drejtim.

REMY TROPHY Cross Body Bag është çanta që do të shohim kudo sezonin e ardhshëm. Stili minimalist, me vetëm një unazë dekoruese në mes, me një rrip të gjatë e ngjyrë e kuqe – këtë aksesor keni dashur të keni gjithmonë në garderobë. Topshop po bën bujë me këtë artikull kaq të veçantë, që në dukje nuk impresionon aq shumë sa kur kombinohet me veshjen e nuancat e zgjuara. Shikoni imazhin e mëposhtëm. Si mendoni, a është ky aksesori më i përshtatshëm për këtë sezon?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF