KreuFashion

Ide dhuratash shik (vetëm!) për nënat

Rrethohemi nga shumë njerëz, miq ose të afërm, të cilëve ju besojmë e ju falim dashuri, mbështetje e miqësi…por, të gjithë e pranojmë që ekziston vetëm një person pafund i rëndësishëm për këdo, dhe ajo është nëna. Aty ku zë fill jeta, rrugëtimi i një fryme të re, aty ku gjejmë gjithmonë kurajo e forcë për të vazhduar më tutje, aty ku krjohen rrahjet e para të zemrës – ngado që të shkojmë, figura e kësaj femre kaq të shtrenjtë na ndjek gjithmonë nga pas. Shpesh në mini-konflikte për shkak të diferencës së moshës apo ngarkesës së ditës, në fund gjithmonë përfundojmë duke folur me mamatë.

Kur vjen puna tek dhuratat, e gjejmë gjithmonë të vështirë të gjejmë atë më të përshtatshmen për nënat tona. Nevojitet diҫka jo ekstravagante, ashtu sikurse kërkojmë të ketë një kuptim të veҫantë. Dëshirojmë t’i rezistojë kohës, të vihet në përdorim; të jetë ajo lloj dhurate që do t’i hyjë në punë mamave. Kjo, sepse vetëm kështu, sipas mëndësisë tonë, do të na kujtojë më shumë, sa herë të ketë kontakt me atë ҫka kemi vendosur t’i dhurojmë. Nga ana tjetër, heqim dorë nga detaje të rëndomta apo klishe, për t’iu drejtuar një stili sa klasik, aq edhe shik. Në raste festash, ditëlindjesh, apo thjesht për kënaqësinë tonë, në galeri ne ju paraqesim 17 ide dhuratash, që do të jenë zgjedhja ideale për secilin nga rastet e lartpërmendura. Do të shihni që me shumë pak, do të bëni nënën tuaj të lumtur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF